Profesori Mustafa Bajrami ka reaguar publikisht, duke kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për mungesë reagimi pas ngjarjeve tragjike që përfshinë Turqinë dhe Katarin.
Në reagimin e tij, ai shprehet:
“Është e pabesueshme që Ministria e Jashtme ende nuk ka dërguar as një mesazh ngushëllimi për Turqinë, pas vdekjes tragjike të tre ushtarakëve turq në rrëzimin e helikopterit në ujërat e Katarit. Po aq e rëndë është edhe heshtja ndaj Katarit, për humbjen e katër ushtarakëve të tij. Kujtojmë se Katari është një ndër shtetet mike të Kosovës!
Kjo nuk është thjesht neglizhencë është dështim i rëndë diplomatik që dëmton imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
Shpresat se me ardhjen e Glauk Konjufcës kjo ministri do të merrte drejtimin e duhur, deri tani kanë rezultuar të kota.
Ky është një veprim i papjekur dhe i papranueshëm – një skandal diplomatik që nuk mund të kalohet në heshtje!”
Deklarata e tij ka nxitur reagime në opinionin publik, ndërsa pritet nëse do të ketë një reagim zyrtar nga institucionet.