Analisti Faton Mehmeti ka reaguar lidhur me Sulmi në Banjskë, duke ngritur dyshime për përfshirje të gazetarëve në skema financimi nga BIA.
Ai ka kërkuar hetim nga Prokuroria e Shtetit, duke theksuar se, sipas tij, disa gazetarë paguhen nga Serbia, derisa pretendimet mbeten të pakonfirmuara.
Postimi i Mehmetit:
Në sulmin në Banjskë
Cili ishte gazetari që i janë dorëzuar paratë me çantë të konfiskuar nga strukturat e BIA-së serbe në Mitrovicë. Këto para gazetarit i janë dorëzuar nga një agjent shqiptar?!
Këto dhe shumë të tjera do të dalin në pah nëse rasti hetohet seriozisht nga Prokuroria e Shtetit, por ajo që dihet është e sigurt se ka gazetarë që paguhen nga Serbia dhe çdo natë janë në studio televizive. Imagjino, ish kryetari i shoqatës së gazetarëve ka rezultuar se babai i tij ka qenë spiun dhe sot është në burg.