Në Kuvendin e Kosovës para pak ditëve është votuar në lexim të parë projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky projektligj ka kaluar vetëm me votat e pushtetit, 58 vota për dhe 3 abstenime, dhe pa mbështetjen e opozitës. Opinjonistja, Kimete Berisha ka shkruar disa rreshta thumbues lidhur më këtë iniciative të qeverisë, transmeton Periskopi.
Bershës i dukët ‘fore’ qe nuk mund të shitet, krijimi Byrosë. Ajo mendon se, kryeminsitri Kurti, këtë Byro e ka shpikur për shantazh, si gogol me të cilin mendon se i tremb kundërshtarët.
“Kosovës nuk i punon fshesa e bërllogut, jo fshesat e tjera. Shihni kontenjerët, si me bë në to gërmime arkeologjike, mbeturinat e shpërndara kudo. Kaos. Byronë e ka shpikur për shantazh, si gogol me të cilin mendon se i tremb kundërshtarët”, ka shkruar Berisha.
Postimi i Berishës:
Në njërën anë i punëson gratë e deputetëve të VV-së me të njofshëm (e legjitimon nepotizmin dhe korrupsionin),
në anën tjetër trillon ‘Byro për konfiskimin e pasurisë’!
Cilës pasuri?
Cila Byro?
Kujt ia shet këto fora?
Nuk është i zoti ligjin kundër duhanit me zbatu…
Kosovës nuk i punon fshesa e bërllogut, jo fshesat e tjera.
Shihni kontenjerët, si me bë në to gërmime arkeologjike, mbeturinat e shpërndara kudo.
Kaos.
Byronë e ka shpikur për shantazh, si gogol me të cilin mendon se i tremb kundërshtarët.
Nuk mundet me ndal familjarizmin,
nuk i ndal tenderat një burimor,
nuk e ndal hajninë në Institucione,
perdet e gjata të Sveçles, sa krejt kufijtë e Kosovës,
…e po mundet me ja marrë dikujt pasurinë.
Ai edhe Albulena e tërbuar.
Ec se ky vend nuk bëhet.
Atmosferë e zymtë…çmendinë.
Krejt në depresion.
Këtu nuk flitet gjë tjetër veç për çmime të larta, për t’ana llojet e krizave dhe për migrim.
Kush është ky?
A po e shkatërron Kosovën nga padija apo me qëllim!
Pse unbë Kosova pijac i Serbisë?
Pse gjithë ky varfërim?
Pse shteti mbahet me sadaka, e tregtarët (që i shfrytëzojnë punëtorët si skllevër) qeveria Kurti i bën çirak?
Dil këqyr çka po të ndodh…
Fëmijët 13 vjeç po t’i keqpërdor tregu, e ky bash q’atyne tregtarëve po ua rrasë gushat.
P.S. Si me na gju’ në mal, e me na thënë: hajt, gjinduni tash…kërrshituni mes vete.