Visar Ymeri: Bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK-në ka me qenë rrezik ekskluzivisht për VV-në

Visar Ymeri, analist i përhershëm në Debat Plus, ka folur në lidhje me riaktivizimin e presidentes Vjosa Osmani në terren.

Ymeri ka pasur një interpretim interesant.

Sipas Ymerit, Osmani do të rrezikojë votën e VV-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur janë bashkë, vota i marrin vetëm Lëvizjes Vetëvendosje, nuk besoj që zonja Osmani ka me prekë elektoratin e PDK-së ose AAK-së. Dhe si e tillë, nëse bashkëpunon me LDK-në në procesin zgjedhor, ka me qenë rrezik ekskluzivisht për VV-në dhe unë mendoj që ata këtë frikë e kanë…Vjosa Osmani e ka kapacitetin dhe potencialin me ia hjek një përqindje serioze VV-së” – tha Ymeri.