”Nuk kemi rezerva të mjaftueshme të naftës”

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime për mungesën e rezervave strategjike të naftës në vend, duke theksuar se Kosova nuk i përmbush standardet ndërkombëtare të sigurisë energjetike, të cilat parashohin rezerva për të paktën 90 ditë.

 

Shala përmes një postimi në facebook theksoi se niveli aktual i rezervave është i pamjaftueshëm dhe paraqet rrezik serioz në rast të një krize të furnizimit, duke thënë se Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme të naftës, shkruan IndeksOnline.

Deputeti ka theksuar se, ndonëse Kuvendi ka ndarë rreth 28.5 milionë euro që nga viti 2023 për rezervat shtetërore, nuk evidentohet furnizim i qëndrueshëm me naftë.

Postimi i plotë:

 

KOSOVA NUK KA REZERVA TË MJAFTUESHME TË NAFTËS

Sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë energjetike, çdo shtet duhet të mbajë rezerva strategjike të naftës për minimum 90 ditë.

Ky është një standard i vendosur nga organizatat relevante ndërkombëtare dhe i zbatuar në të gjitha ekonomitë serioze.

Ndërkohë, realiteti në Kosovë është shqetësues.

Nga ndarjet buxhetore dhe nga shkalla e realizimit (shpenzimit buxhetor), rezulton një nivel shqetësues i rezervës shtetërore të naftës në Kosovë (nëse marrim për bazë shkallën e konsumit ditor dhe rezervat ekzistuese të vendit).

Rezervat aktuale nuk mbulojnë as përafërsisht nevojat në rast krize, ndërsa kriza e furnizimit është shumë afër.

Kjo do të thotë se vendi ynë operon me kapacitete të pamjaftueshme sipas standardeve të kërkuara ndërkombëtare.

Ndërkohë që:

– Kuvendi ka ndarë 28.5 milionë euro për rezervat shtetërore të gjithëmbarshme që nga viti 2023;