Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka bërë homazhe në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari në Prekaz, duke lënë një mesazh prekës në shqip, anglisht dhe serbisht.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe… gjithçka fillon me fjalën ‘Më fal’”, shkroi ai.
Ky gjest vjen pas vizitës së politikanit serb Nikolla Sandulloviq, i cili u raportua se u keqtrajtua pas homazheve të bëra për familjen Jashari.
Një moment që po ngjall emocione dhe reflektim për paqen dhe pajtimin mes popujve.