Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shpërndarë videon e Kreshnik Gashit, kryeredaktor i Kallxo-s, ku denoncohej dezinformimi pro narracioneve të Serbisë në lidhje me sulmin në Bajnsë.

Mihali ka kërkuar fillimin sa më të shpejtë të këtyre pretendimeve.

 

“Sa më shpejt që hetohen këto raste aq më shpejt garantohet liria e medias nga dizinformacioni i çantave. E bashkë me të dhe liria e shprehjes.

E liria është vlera më e lartë” – ka shkruar Mihali, transmeton Gazeta Politika.