Rogerti është zgjedhur lideri i ri për këtë javë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke marrë menjëherë në dorë organizimin e detyrave të përditshme.
Në një moment, teksa Selin po qëndronte me Shëndritin, ai iu afrua për të diskutuar ndarjen e punëve të shtëpisë. Si lider, Rogerti propozoi që Selin, së bashku me të dhe Mirin, të merreshin me kuzhinën.
Pjesë nga biseda:
Shëndriti: Si të duash, nuk po të përzihem
Rogerti: Pra, tre veta me ba edhe kuzhinën, edhe tavolinën. Kaq njerëz jemi.
Shëndriti: Tavolinën dhe living kush e ka?
Rogerti: E di si është puna, në kuzhinë, unë, ti dhe Miri. Te kuzhina për të larë pjatat, unë, ti dhe Miri.
Selin: Pa merak. Me radhë ky muhabet. Unë nuk pranoj të punoj në dyshe.
Rogerti: Si dyshe?
Selin: Kur të jem unë në kuzhinë, do të jem vetëm unë.
Rogerti: Duhet me të ndihmuar dikush o Selin.
Selin: Jo, nuk kam nevojë. E ke parë këtu që nuk ka nevojë të ndihmojë njeri.
Rogerti: Për t’i tharë
Selin: Absolutisht i thajë vetë. Nëse do të jem në kuzhinë me dy të tjerë, do të jem unë në një orar të caktuar dhe dy të tjerët kur të duan vetë.
Rogerti: Normale, e dini vetë si funksionon ajo pastaj
Selin: A do jesh ti me mua?
Rogerti: Po pra, ideja si do i bësh
Selin: Po të lajmëroj. Mendoje mirë, nëse më vendos mua në kuzhinë, do të punoj vetëm.
Rogerti: Po pra, por nuk i bën dot vetëm, i zgjidhni vetë. E rëndësishme se duhet e pastër, edhe për Prime
Selin: Pa merak, me kismet.