Një person i prezantuar si “mjek popullor” ka bërë një deklaratë të fortë në një emision televiziv, duke pretenduar se mund të “kurrojë autizmin në 99% të rasteve, për pak ditë”.
Deklarata ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta, pasi ekspertët e shëndetit theksojnë se autizmi nuk është një sëmundje që kurohet, por një gjendje neurozhvillimore që kërkon mbështetje dhe trajtim afatgjatë.
Specialistët paralajmërojnë që prindërit të jenë të kujdesshëm ndaj pretendimeve të tilla dhe të mbështeten tek mjekët dhe terapitë e certifikuara.
Habit mjeku popullor, Autlzmin e kuroj 99% për pak ditë