Ndeshja mes Interit dhe Atalantës në fundjavë, është mbyllur me tension dhe i përfshirë në kaosin pas duelit, ka qenë edhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili nuk është kursyer ndaj zëvendëstrajnerit serb të Interit, Aleksandar Kolarov.
Gjithçka nisi pas përfundimit të sfidës, kur Kolarov hyri në fushë dhe iu drejtua gjyqtarit duke kërkuar shpjegime.
Ai shtyu De Run të Atalantës dhe ky i fundit iu përgjigj, me Gjimshitin i cili fillimisht ndërhyri për t’i ndarë.
Por më pas edhe mes Kolarov dhe Gjimshitit nisën shkëndijat dhe pothuajse një kacafytje mes tyre, me pjesëtarët e të dy skuadrave që i ndanë për të shmangur një përshkallëzim.
????????? al fischio finale! ??
Kolarov ?????? De Roon, s’accendono gli animi con Barella
Poi Djimsiti ? Kolarov: ?? @davidebernardi6
BordoCam #InterAtalanta è disponibile ora su #DAZN! ?@pokerstarsnews #Kolarov pic.twitter.com/XC3DnZiZCy— DAZN Italia (@DAZN_IT) March 17, 2026
Por mbrojtësi shqiptar nuk u tërhoq dhe për më tepër ftoi Kolarov për duel në dhomat e zhveshjeve, para se të largohej nga terreni i “San Siro”