Gjykata Kushtetuese jep njoftimin lidhur me dekretin e Presidentes Osmani

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar afati për dorëzimin e komenteve nga palët e përfshira në dy kërkesat që lidhen me dekretin e presidentes së vendit, duke sqaruar gjithashtu se të dy rastet tashmë janë bashkuar në një procedurë të vetme shqyrtimi.

Sipas njoftimit të Kushtetueses, afati i fundit për dorëzimin e komenteve në kërkesën e paraqitur nga Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani, ishte data 11 mars 2026.

“Afati i fundit për dorëzimin e komenteve në kërkesën e dorëzuar nga Kryeministri përkitazi me Dekretin e Presidentes ishte data 11 mars 2026”, thuhet në përgjigjen e Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, për kërkesën tjetër të dorëzuar nga deputetët e Kuvendi i Kosovës, afati për paraqitjen e komenteve ishte përcaktuar deri më 12 mars 2026.

“Ndërsa, në kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ishte data 12 mars 2026”, shtoi më tej Gjykata Kushtetuese.

Institucioni më i lartë i interpretimit të Kushtetutës njoftoi gjithashtu se, për shkak se të dyja kërkesat lidhen me të njëjtin objekt të çështjes, ato janë bashkuar në një procedurë të vetme shqyrtimi.

“Që të dy këto kërkesa janë bashkuar nga Gjykata për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”, theksuan nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas procedurave standarde të kësaj gjykate, komentet e dorëzuara nga palët e interesit fillimisht duhet të përkthehen për nevojat e brendshme të institucionit. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi dhe kompletimit të dosjes së lëndës, mund të nisë edhe shqyrtimi i saj nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Sipas procedurave standarde dhe si në çdo rast tjetër, komentet e dorëzuara nga palët e interesit duhet të përkthehen për nevoja të Gjykatës dhe shqyrtimi i lëndës fillon pas kompletimit të dosjes së lëndës”, thanë më tej nga Kushtetuesja për RTV21.

Megjithatë, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk është bërë e ditur se kur mund të merret një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

“Gjykata nuk ka bërë të ditur ende se kur mund të merret një vendim për këtë çështje”, përfundon përgjigja e Gjykatës Kushtetuese/RTV21