Skenari i Vjosës: Si u hap rruga për rrëzimin e qeverisë që refuzon ndarjen e Kosovës

Kriza e fundit politike në Kosovë nuk është një zhvillim i rastësishëm. Ajo është rezultat i një procesi politik që është ndërtuar hap pas hapi dhe që sot ka hyrë në fazën e tij më të dukshme: krijimin e një krize institucionale që e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Projekti që kërkon një qeveri tjetër në Prishtinë

Prej vitesh në rajon është diskutuar për ide që lidhen me riformatimin e kufijve apo me atë që shpesh është quajtur “korrigjim territorial”.

Në këtë debat janë përmendur shpesh dy emra: Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama.

Por çdo projekt që prek territorin e Kosovës kërkon një kusht themelor: në Prishtinë duhet të ekzistojë një qeveri e gatshme të negociojë për këtë çështje.

Por qeveria aktuale ka qenë e qartë në refuzimin e çdo ideje që prek integritetin territorial të vendit.

Sepse për ta realizuar projektin e tyre për Kosovën, Rama dhe Vuçiq nuk kanë nevojë së pari për një marrëveshje të re – por për një qeveri tjetër në Prishtinë.

Pse duhej krijuar një krizë institucionale

Qeveria aktuale nuk është një qeveri e zakonshme koalicioni. Ajo buron nga mbi 50 për qind e votave të qytetarëve.

Një qeveri e tillë nuk rrëzohet lehtë përmes manovrave parlamentare apo kombinimeve të zakonshme opozitare.

Prandaj mënyra më e shpejtë për ta ndryshuar këtë realitet është krijimi i një krize institucionale që e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në politikë, kur një qeveri me mbi 50% të votës popullore nuk mund të rrëzohet në Kuvend, atëherë krijohet kriza institucionale për ta rrëzuar në tavolinë.

Roli vendimtar i Presidentes

Në këtë pikë bëhet vendimtar roli i Presidentes Vjosa Osmani.

Vendimi i saj për të shpërndarë Kuvendin erdhi në një moment kur ende ekzistonin mundësi për zgjidhje institucionale. Nxitimi për ta ndërmarrë këtë hap krijon përshtypjen se rezultati ishte i parashikuar.

Pa vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, ky skenar politik nuk do të kishte as hyrje dhe as rrugë për t’u realizuar.

Sepse pa këtë vendim, rruga drejt zgjedhjeve të reja nuk do të hapej.

Sinjalet që paralajmëruan këtë zhvillim

Ky zhvillim nuk erdhi papritur.

Para kësaj krize erdhën disa lëvizje politike që sot duken shumë më domethënëse.

Një prej tyre ishte paraqitja e Presidentes Osmani në protestën në mbështetje të Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Hagë. Kjo protestë u paraqit si solidaritet, por në thelb ajo kishte një dimension të qartë politik.