Nuk është Gjesti/ Ja kë vlerëson Jul Deda si banorin më të mirë kosovar në historinë e BBV

Edhe pse kanë kaluar plot dy vite nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 3”, dinamikat dhe banorët e atij edicioni vazhdojnë të komentohen me interes të madh.

Së fundmi, aktori i njohur Jul Deda ka bërë një deklaratë të papritur, duke zbuluar se kush është, sipas tij, lojtari më i fortë nga Kosova që ka shkelur ndonjëherë në atë shtëpi (duke përjashtuar kështu emra të lakuar së fundmi si Gjesti apo të tjerë).

 

I ftuar në një podcast së bashku me Bruno Shemshon, Juli ka lënë mënjanë rivalitetet e vjetra dhe ka folur pa doreza, duke i dhënë të gjitha meritat Meriton Mjekiqit. Ai e ka vlerësuar maksimalisht performancën e moderatorit, duke theksuar aftësitë e tij si lojtar individual.

 

Megjithatë, vlerësimi i Julit erdhi me një “kleçkë” të madhe. Sipas aktorit, i vetmi element që e ka penalizuar dhe e ka tërhequr pas Meritonin në lojën e tij, ka qenë pikërisht romanca me Ilnisa Agollin.

Meritoni është më i miri. Pa diskutim. Pa Ilnisën. Me Ilnisën qe gropë. Për mua ka qenë shumë i fortë,” – u shpreh Jul Deda.