Veterani i UÇK-së përlotet kur merr “Zarfin e Mërgimtarit”

Një moment emocionues është shënuar gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare, kur një veteran i Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka mundur t’i mbajë lotët në momentin kur ka marrë “Zarfin e Mërgimtarit”.

Kjo nismë humanitare, e njohur si “Zarfi i Mërgimtarit”, është krijuar nga bashkatdhetarë në diasporë me qëllim që të ndihmojnë familjet shqiptare në nevojë. Përmes kontributeve të mërgimtarëve, shumë familje të varfra marrin mbështetje financiare për të përballuar vështirësitë e përditshme.

Momenti kur veterani mori zarfin ishte tejet prekës. I emocionuar dhe me lot në sy, ai falënderoi mërgimtarët për solidaritetin dhe përkujdesjen ndaj familjeve që kanë nevojë për ndihmë.

Nisma “Zarfi i Mërgimtarit” vazhdon të zgjerohet, duke dëshmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare ka në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në ruajtjen e solidaritetit kombëtar.

Shiko videon: