Përfundon gjithçka, merret ky vendim për Vjosa Osmanin

Agjencia për Parandalimin Korrupsionit ka përfunduar procesin verifikimit të deklarimit të pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të agjencisë, pas analizimit të të dhënave dhe dokumentacionit përkatës, nuk janë konstatuar mospërputhje në pasurinë deklaruar nga presidentja, shkruan Gazeta Minuti.

Procesi verifikimit është zhvilluar në kuadër të procedurave të rregullta që kjo agjenci realizon për kontrollimin deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, me qëllim të garantimit të transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.

Agjencia për Parandalimin Korrupsionit thekson se nga shqyrtimi të gjitha të dhënave të disponueshme nuk janë identifikuar parregullsi në deklarimin pasurisë së presidentes Osmani.