Selin dhe Miri njihen bashkë para hyrjes në BBV?

Dinamika mes Mirit dhe Selinës po merr përmasa të reja, dhe këtë herë dyshimet nuk lidhen vetëm me atë çfarë po ndodh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por me të kaluarën e tyre.

A ka mundësi që dyshja të njihej kohë para se të bëheshin pjesë e këtij reality show?

 

Së fundmi, në një diskutim në “Top News”, menaxheri i VIP-ave Xhani Demika dhe ish-banori i BBVA, Armir Tola, kanë hedhur dyshime të forta se ata kanë pasur njohje të mëparshme për shkak të rretheve të tyre artistike.

Demika ka ngritur një pyetje mjaft logjike para panelit, duke u shprehur se rrugët e tyre mund të jenë kryqëzuar me kohë: “Unë kam një pyetje: Selin është 23 vjeç, është balerinë dhe ka qenë kudo pjesë e trupave të baletit. Miri vjen nga West Side (Family), është këngëtar dhe artist. Ju mendoni se Miri dhe Selin nuk njihen jashtë?”

Kjo teori është mbështetur plotësisht nga Armir Tola, i cili ka shkuar edhe më tej duke bërë një parashikim të fortë (dhe paksa “konspirativ”) për zhvillimet e ardhshme në shtëpi:

 

“Po, patjetër që njihen jashtë. Unë jam pak konspirativ që të them që Selin do prishet me Gimbon dhe do vazhdojë marrëdhënien me [Mirin].”

Më tej, gjatë bisedës, Demika theksoi edhe një detaj tjetër për lojën e Mirit. Ai u shpreh i habitur se si një figurë publike dhe një artist me një bagazh kaq të madh sa Miri, po zgjedh të qëndrojë disi në hije gjatë këtij rrugëtimi televiziv.