Deputeti Shqiptar Në Kuvendin E Serbisë Flet Për “Open Balkan”: Ju Tregoj Pse Rajoni Do Të Mbetet Akoma I Trazuar

Në një intervistë për Zërin e Amerikës deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskrlmlnohen në Serbi.
Deputeti Kamberi foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur” për të clën u shpreh se, pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve, Ballkani do të vazhdojë të mbetet një rajon i trazuar.

I ndodhur në Shqipëri në një vizitë jozyrtare, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë të diskrlmlnuar:

“Shqiptarët janë të diskrlmlnuar në sfera të ndryshme të jetës. Mohimi i integrimit të barabartë në institucionet e shtetit, përdorimit të lirë dhe zyrtarë të gjuhës në intitucionet e shtetit, pra integrimit si një proces që fare nuk është zhvilluar, pavarësisht faktit se Serbia me tre programe dhe me tre marrëveshjet që ka me shqiptarët është zotuar se do ta kryejë këtë. Është pra një ndër problemet kryesore me të cilin ballafaqofen shqiptarët”.

Serbia, tha deputeti Kamberi, vazhdon t’i mohojë shqiptarëve të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar, ndërkohë që mban p.eng zhvillimin ekonomik të tre komunave në Luginën e Preshevës duke ndikuar në një shpopullim të qetë nga pjesa vitale e popullsisë shqiptare.

Duke folur për nismën “Ballkani i hapur”, deputeti Kamberi tha se çdo bashkëpunim në rajon duhet përshëndetur dhe se kjo nismë, e nisur mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të ndikojë edhe në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Për momentin ne nuk jemi duke parë ndonjë lëvizje pozitive dhe ndryshim të raportit të qasjes së Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. T’i japim hapësisë kohës, të presim, se ndoshta mund të ketë diçka. Nëse nuk ka lëvizje në atë drejtim, për shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të jetë një iniciativë e kotë”, thotë ai.

Deputeti Kamberi tha se për të qenë një nisëm e kompletuar, “Ballkani i hapur” duhet të përfshijë të gjithë vendet e këtij rajoni dhe jo, si deri tani, që nismës i mungojnë tre apo katër shtete:

“Siguria kolektive e Ballkanit Përendimor varet nga stabiliteti në të gjithë këto shtete. Nëse nuk është stabile Bosnja dhe raportet atje mes tre etnive, atëherë ajo mund t’a rre.zikojë paqen në cilëndo pjesë të Ballkanit. Raporti i Serbisë me Kosovën mendoj se është po ashtu qenësor, jo vetëm për Ballkanin, por në rradhë të parë në raportin mes shqiptarëve dhe serbëve. Se, nëse nuk kemi lëvizje në normalizim të raporteve për njohje reciproke, Ballkani do të mbetet akoma i tra.zuar, pavarësisht këtyre iniciativeve tre palëshe që ekzistojnë”.

I pyetur rreth pozicionit të tij si deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, zoti Kamberi tha se është i vendosur të flasë për të vertetën e shqiptarëve në Serbi dhe atë të Kosovës.

“Dhe ajo, që ne po synojmë, është që në mënyrë publike, para opinionit serb, para opinionit ndërkombëtar, të flasim për të vërtetën që ekziston për shqiptarët, të flasim për nevojën e demokratizimit të atij shteti, sepse pa demokratizim të Serbisë nuk mund të presim që do të ketë stabilitet në atë shtet në rradhë të parë, po kjo po e kushtëzon stabilitetin në mbarë Ballkanin. Të flasim pra për përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore. Në rradhë të parë këtu flasim për cështjen e Kosovës. E kur jemi me Kosovën, çështja e parë që Serbia duhet të kryejë është kërkimfalja, respektivisht publikimi i të vërtetës për varrezat e shumta masive që ekzistojnë në Serbi”.

Mediat e kontrolluara në Serbi nuk japin hapësirë, tha deputeti Kamberi, ndaj parlamenti mbetet e vetmja mundësi për të shpalosur të vërtetat mbi shqiptarët, me të cilat një pjesë e madhe e opinionit në Serbi nuk është i njohur.