Ka ndërruar jetë Raba Behrami, nëna e dëshmorit Smajl Behrami nga fshati Baks i Komunës se Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Bashkim Ejupi përmes rrjetit social Facebook.
Sipas njoftimit të tyre varrimi i të ndjerës do bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e lagjës se ulët të fshatit Baks.
Njoftimi i plotë:
Më dhimbje të thellë dhe të pikëlluar, ju njoftojmë se sot nderrojë jetë në moshën 96 vjeçare Raba Behrami nga fshati Baks i Skenderajt.
Nënë Raba te vetmin djal qe pat ja fali Kosovës, me dt.28.02.1998.
Varrimi bëhet me dt.30 maj 2022, ne ora:13.00 ne varrezat e lagjës se ult të fshatit Baks.