Tensioni mes banorëve të “Big Brother VIP 5” ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme, kur Rogerti bëri disa deklarata të papritura për Selin, duke përmendur babain e saj.
Ky moment ka shkaktuar një valë reagimesh dhe debate të ashpra mes tyre, duke e bërë situatën edhe më dramatike.
Rogerti, gjatë një klipi të transmetuar, zbuloi se babai i Selin ndodhet në burg, një informacion që ajo e mohoi me forcë. Kjo deklaratë ka nxitur një debat të ashpër, ku Selin e akuzoi Rogertin për përhapje të informacionit të rremë dhe për injorimin e ndjenjave të saj.
Pjesë nga debati:
Selin: O Rogert, po ke folur për babain tim, si me të injoruar. Do ti me e ditur se ça opinioni ka babai im për ty, më mirë mos e ditur
Rogerti: Ça do moj?
Selin: Më mirë mos me e ditur
Rogerti: A do me ba debat?
Selin: Vajza e babait kur i thoshe ti e degjeneruar, imagjino ça mendon babai.
Rogerti: Ça do tjetër?
Gimbo: Prej teje asgjë
Rogerti: Kam dhe dy informacione që do i them te Dhoma e Rrëfimit kur të dua unë. Rri urtë
Gimbo: Tani shko
Rogerti: Avash-avash
Selin: Kështu do i ngjisësh shkallët e karrierës ti? Shkallët e fitores, duke dhënë informacione të rreme avash-avash, nga dy shkallë.
Rogerti: Filloi viktimizimi. Nuk të ecën këtu, jo me mua
Selin: Kujdes se i ke shkallët me dërrasa të kalbura
Rogerti: Po, po me kërcënimet e tua. Po të kam thënë se nuk ka kush të më bëjë gjë përveç Zotit. Unë jam lodhur me jetën Selin. Unë dua me ardhë ai trim që të dojë bela me mua.