Ramush Haradinaj: Unë jam hero sepse e di se çka kam bërë(VIDEO)

Ramush Haradinaj ka deklaruar se e konsideron veten hero për shkak të rolit të tij gjatë luftës në Kosovë dhe sakrificave të familjes së tij.

Ai tha se është i vetëdijshëm për atë që ka bërë gjatë luftës së vitit 1999 si komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK), duke përmendur edhe sakrificën e familjes së tij, ku disa nga vëllezërit e tij ranë dëshmorë.

 

Këto komente ai i bëri gjatë një interviste në Kanal 10, ku foli për periudhën e luftës, rolin e tij si komandant dhe çmimin që familja e tij pagoi gjatë asaj kohe.

Në thelb, Haradinaj theksoi se kur thotë se është hero, e lidh këtë me veprimet dhe sakrificën e bërë në luftë për lirinë e Kosovës.

Ne vazhdim ju sjellim videon