Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka thënë se Kosova është në një situatë degradimi politik, kur sipas saj pikërisht tash është dashur të jetë në nivel shumë më të lartë në të gjitha sferat.
Tërmkolli ka theksuar se dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit ishte sa i ngutshëm aq edhe i dëmshëm për shtetin.
“Vendimin që e ka marrë për shpërndarjen e Kuvendit, është absolutisht i ngutshëm dhe i dëmshëm sepse në veçanti vendime të tilla pa u shtjerrë edhe disa përpjekje politike me të gjitha subjektet janë të dëmshme dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe jemi në situatë, është fjalë e madhe të thuhet puç kushtetues dhe juridik, por jemi afër kësaj situate në një kohë kur bota është në krizë të madhe. Kosova duhej të ishte shumë e përbashkuar për t’i dalë në ballë situatës në botë sepse gjithsesi ka për të ndikuar edhe në vendin tonë”, ka theksuar ajo në Konfront, transmeton KOHA.
Sipas saj, përplasjet politike po e çojnë shtetin në situatë shumë të keqe.
“Kemi situatën kur kemi devalvimin dhe degradimin më të madh politik dhe shoqëror në këtë periudhë kur do duhej të ishim në nivele më të larta” – shtoi ajo.