“Si e dallon që një vajzë ka pëlqim për ty?”/ Si iu përgjigj Miri pyetjes së Selin?

Një debat i drejtpërdrejtë është zhvilluar mes Selin dhe Mirit. Biseda ka marrë një kthesë personale, pasi të dy banorët kanë tentuar të sqarojnë nëse mes tyre ka pasur ndonjëherë shenja që mund të keqinterpretohen.

Selina e ka cilësuar Mirin si “njohës të mirë të femrave” dhe e ka pyetur drejtpërdrejt se si arrin ai të kuptojë kur një vajzë ka ndjenja për të.

 

Nga ana tjetër, Miri është mbrojtur duke thënë se nuk e dallon dot nëse një vajzë ka ndjenja për të. Ai ka theksuar se nuk kishte bërë akuza ndaj Selin, por vetëm i kishte kthyer të njëjtën pyetje që ajo i kishte bërë më parë, duke e cilësuar diskutimin si një shkëmbim të thjeshtë mendimesh dhe jo si një akuzë personale.

Në fund, Selina ka dhënë një përgjigje të prerë duke thënë se instinkti i saj femëror nuk gabon dhe se ajo nuk ka ndjerë asnjëherë që Miri mund të ketë ndjenja për të. Ajo shtoi se gjatë gjithë kohës nuk është ndjerë as e ngacmuar dhe as e intimiduar nga sjelljet e tij, duke sqaruar kështu pozicionin e saj në këtë debat.