Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme, duke zbritur në rreth 88 dollarë për fuçi, pas deklaratave të fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me përfundimin e luftës.
Ky është edhe urdhër për rënie të çmimit të naftës ose do ketë gjoba të majme.
Sipas raportimit të The New York Times, tregjet reaguan menjëherë pas komenteve të Trump, i cili la të kuptohet se ekzistojnë zhvillime që mund të çojnë drejt një uljeje të tensioneve dhe përfundimit të konfliktit. Investitorët dhe tregtarët e energjisë e interpretuan këtë si një sinjal të mundshëm për stabilizim të situatës gjeopolitike, gjë që zakonisht ndikon drejtpërdrejt në çmimin e naftës.
Rënia e çmimit vjen pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie në tregjet globale të energjisë, ku tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme kishin shtyrë çmimet lart për shkak të frikës për ndërprerje të furnizimit.
Analistët theksojnë se tregjet e naftës reagojnë shumë shpejt ndaj deklaratave politike dhe zhvillimeve gjeopolitike. Çdo sinjal për ulje të rrezikut të luftës ose stabilizim të rajonit zakonisht reflektohet menjëherë në çmimin e naftës.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se luhatjet mund të vazhdojnë, pasi situata ndërkombëtare mbetet e ndjeshme dhe çdo zhvillim i ri politik apo ushtarak mund të ndikojë sërish në tregjet globale të energjisë.