Reagon OVL-UÇK: E tregoj fytyrën e vërtetë! Turp!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit Nenad Rashiq, i cili tregoi se Kurti i kishte thënë se “24 hektarët e Manastrit në Deçan do të barteshin atyre, hatri i tij”. Sipas veteranëve të luftes, kjo deklaratë dhe kjo zbardhje e të vërtetës për tokën e Kosovës, tregon se ky pushtet, sipas tyre ka ideologji antikombëtare. Për më tepër sipas kësaj organizate, tentimi për fshehjen apo zbutjen e këtij skandali, përbënë shqetësim në vete.

E plotë:

 

Reagim

Deklaratat e një ministri se kryeministri i Kosovës i ka falur 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër të tij, tregojnë fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, ideologjinë e tyre antikombëtare dhe orientimin e tyre kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.

Duke ndjekur këto zhvillime të padëgjuara më parë, Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së shprehin kundërshtim të ashpër ndaj lojërave me pronën dhe territorin e Kosovës, që ky pushtet po i bën në shërbim të kapriçove dhe favoreve personale.

Po ashtu, edhe tentativa për ta relativizuar këtë skandal, thellon shkeljen e dinjitetit dhe ofendimin e sakrificës së popullit shqiptar dhe të rënëve për liri.