Reagon PDK: Kaq serioze paska qenë gjjthë ajo

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, reagoi ndaj deklaratës së ministrit Nenad Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit.

Deliu-Kodra tha se për vite u dëgjuan akuza për “tradhti” lidhur me tokën e Manastiri i Deçanit.

 

Sipas saj, ministri Rashiq tregon se vendimi u mor thjesht: Kryeministri Albin Kurti i kishte thënë: “Do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd.”

 

Deputetja theksoi se ajo që dikur përdorej për dramë politike, tani në pushtet u bë vendim i thjeshtë.

“Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike,” shtoi Deliu-Kodra.