“Është shumë i edukuar”/ Arbër Hajdari vlerëson Ledionin, thumbon Arbana Osmanin

Opinionisti i njohur i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, është vënë përballë një zgjedhjeje teksa ka qenë i ftuar në një podcast, ku i është kërkuar të zgjedhë mes dy moderatorëve të formatit: Arbana Osmanit dhe Ledion Liços.

Edhe pse Arbër Hajdari i vlerësoi të dy si profesionistë të vërtetë, përgjigja e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe pa hezitim.

 

“Unë e kam gjetur më mirë veten me Ledionin,” – deklaroi ai, duke bërë një diferencim të qartë.

Arbri shpjegoi se marrëdhënia e tij me Ledionin ka arritur në një stad tjetër komunikimi, që shkon përtej fjalëve.

 

“Me Ledionin kam arritur në një nivel komunikimi që nuk flasim fare, jemi gjatë gjithë kohës komunikojmë vetëm me sy,” – u shpreh ai.

Opinionisti theksoi gjithashtu etikën dhe respektin e Liços, duke thënë se ai të dëgjon dhe respekton mendimin, edhe kur është kundër, duke qenë gjithmonë shumë i edukuar.

“Unë e kam gjetur më shumë veten, me më shumë kimi me moderatorin Ledion Liço,” – përfundoi Hajdari.