“Berisha, tërësisht serb dhe antishqiptar”/ Beqiri: Dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e Serbisë

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri u shpreh se Berishën e ngacmon shumë çështja serbe sepse është tërësisht serb, duke shtuar se, sipas tij, dëshira e Berishës është që shqiptarët të bëhen serbë dhe që Shqipëria të bëhet pjesë e Serbisë.

 

Ai deklaroi gjithashtu se, sipas tij, Berisha “që në gen është serb”, ndërsa pretendoi se në fillimet e tij në politikë është sjellë dhe mbajtur në pushtet nga serbët. Beqiri shtoi se Berisha ka pasur marrëdhënie me figura serbe dhe se, sipas tij, ka ndërmarrë veprime që lidhen me Serbinë.

 

“Berishën e ngacmon shumë çështja serbe sepse është tërësisht serb. Ai mundohet tashmë që këtë mision që ka marrë dhe që vazhdon ta kryesojë dhe kërkon ta pasojë diku tjetër dhe kërkon që ta pasojë diku tjetër.

Dëshira e Berishës është që shqiptarët të bëhen serbë. Berisha dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e Serbisë. Kjo u bë e faktuar nga lufta e UÇK-së.

Berisha që në gen është serb, babain e ka serb, edhe vëllain. Nga ana tjetër e gjithë veprimtaria e tij është serbe. Jo vetëm se ka gruan dhe njerëzit e gruas serbë, i ka me të vërtet me kombësi serbe. Berisha që në fillimet e tij, e sollën në pushtet serbët dhe e mbajtën në pushtet serbët.

Ai ndërtoi marrëdhënie me kriminelin më të rëndë të luftës, ka furnizuar armatën serbe me karburante. Berisha sfidoi haptas kombësinë tonë kombëtare. Berisha na i ka ulur serbët në tavolinë”, tha Beqiri