TURQI– Presidenti i Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut turk Erdogan. Gjatë konferencës për shtyp Erdogan ka folur për lidhjet e ngushta me Shqipërinë si dhe për fëmijërinë e tij, e cila ka qenë e lidhur me shqiptarët.
“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pasur shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e një nëne shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”- është shprehur Erdogan, raporton haberturk.com.
Më tej presidenti turk ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro, ndërsa premtoi se ato do të rriten.