Presidentja Osmani nesër pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja

Saga me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duket se do të marrë fund mesnatën e sotme – por pa epilog.

Kjo pasi Klan Kosova ka mësuar nga burimet se Presidentja Vjosa Osmani nesër pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja, pasi çështja e zgjedhjes së presidentit të ri duket se nuk është në horizont.

Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje po pret dekretin e Presidentes Osmani për zgjedhje të reja që më pas ta dërgojë të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese.

 

Lëvizja Vetëvendosje e ka përzgjedhur Glauk Konjufcën si kandidat për president, por deri në këto momente, nuk ka një kundërkandidat për të.

Për pasojë, seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit nuk mund të mbahet pa pasur së paku edhe një kandidat në garë.