Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, duket se nuk do të largohet akoma nga ky format.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai thekson se vetëm në finale kanë qenë 20 mijë vota nga Rahoveci.
Më tej thekson se fituesi i vërtetë ka qenë vetë ai, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
Sot mora informata që në ditën e finales vetëm nga komuna ime Rahovec me fshatrat kanë ardhur mbi 20.000 vota.
Qytetarë të nderuar, muzikantë e këngëtarë të respektuar, ju jam borxhli deri në fund të jetës.
Unë jam një njeri që me mundësitë e mia kam përfaqësuar veten dhe qytetin tim.
Rahoveci është vend i njerëzve punëtorë, besnikë dhe me dinjitet. Ne jemi shqiptarë autoktonë dhe këtë e themi me ballin lart.
Fituesi i vërtetë ka qenë Rahoveci dhe Labinot Rexha.
Nëse dikujt i ka penguar që fitorja të shkojë në Rahovec, kjo flet më shumë për ta se për ne. Ju dua deri në fund të jetës sime.
Me respekt, Labinot Rexha.
