Sipas burimeve të Gazeta Minuti, Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën për zgjedhjen e presidentit të ri. Në këtë garë janë dy kandidatë: Glauk Konjufca dhe Sali Zyba, ndërsa Vjosa Osmani nuk do të jetë pjesë e garës, pasi është eliminuar nga mos dëshira e Albin Kurtit për ta propozuar për Presidente.
Burimet bëjnë të ditur se partitë kryesore politike kanë vendosur të refuzojnë prezencën në seancë, duke sinjalizuar mosmarrëveshje të thella dhe tensione politike mbi procesin zgjedhor. Ky qëndrim i forcave kryesore në Kuvend reflekton krizën aktuale politike dhe paqartësinë mbi marrëveshjet ndërpartiake për zgjedhjen e presidentit.
Një burim i afërt me zhvillimet ka deklaruar për Gazeta Minuti: “Refuzimi i pjesëmarrjes tregon qartë mosmarrëveshjen dhe tensionet e brendshme politike. Seanca nesër mund të shënojë një pikë kritike për të ardhmen e institucioneve.”
Eliminimi i Osmanit nga gara dhe mosmarrëveshjet e partive mund të kenë pasoja të rëndësishme për ekuilibrin politik dhe proceset institucionale në vend, duke rritur mundësinë e një krize ose të zgjedhjeve të parakohshme.
Gazeta Minuti do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet dhe të raportojë për çdo konfirmim ose ndryshim lidhur me kandidatët dhe pjesëmarrjen e deputetëve në seancën e nesërme.