Vjosa Osmani me këto vota bëhet presidente, por kush po taktizon?!

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë deri në përmbylljen e afatit ligjor për zgjedhjen e një emri për president të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur tashmë disa takime me liderë të opozitës në veçanti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiun me të cilin sot pati edhe takimin e tretë, pikërisht para se i pari i LDK-së të mblidhte partinë.

Pas këtyre takimeve, dje pas takimit të dytë, Abdxhiku tha se nuk kanë kundërshtime dhe nuk e refuzojnë emrin e Vjosa Osmanit për presidente duke e lënë këtë temë tashmë në kompetencën e Kurtit.

Po ashtu kreu i LDK-së konfirmoi se Kurti nuk e ka propozuar Osmanin në këto takime, dhe se nuk ka pasur një emër.
“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas”, deklaroi Abdixhiku pas takimit me Kurtin.

Mirëpo ky i fundit, asnjëherë nuk pranoi të fliste për emra, pavarësisht se tashmë duket se ka siguruar votat e LDK-së për Osmanin sërish “shqetësimi” i tij po vazhdon të jenë votat prej 80 që i duhen për të kaluar procesin.

“Ende nuk kemi zgjidhje por do të ju informojmë sa po ta kemi”, tha shkurt sot Kurti pas takimit të tretë me Abdixhikun.

Ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë pritet të ndodhë duke qenë se transparenca në lidhje me këtë çështje ka qenë minimale.

Në media po raportohet se sot në takimin me Abdixhikun, Kurti ka propozuar Glauk Konjufcën, emrin për president, derisa nuk dihet nëse votat e LDK-së do të jenë edhe për Konjufcën ashtu siç u deklarua se janë pro Osmanit.

Mirëpo a mund të bëhet Osmani presidente me votat e LDK-së?Gjithmonë nëse Kurti përkrah Osmanin e siç është parë deri më tani nuk po duket të ketë një vullnet të tillë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 57 ulëse në Kuvend që i bie 57 vota pro për Osmanin. Pastaj nëse, presidentja aktuale ka edhe votat e komuniteteve jo shumicë, i bie plus 11 vota për Osmanin që në total kap numrin 68.Osmanit i duhen edhe 12 vota nga LDK-ja për të arritur mbi 80 që të zgjedhet edhe për një mandat tjetër presidente.

Duke qenë në fund të afatit për të ofruar një zgjidhje dhe shumë pranë rrezikut për një krizë tjetër dhe zgjedhje të reja, sot edhe kreu i LDK-së ka mbledhur partinë e tij për të disktuar për çështjen e presidentit.

Osmani apo Konjufca?

Fillimisht, Kurti kishte mbështetur propozimin për profesorin Murat Jashari si figurë unifikuese, duke theksuar nevojën për një emër që do të siguronte konsensus më të gjerë politik.Ai kishte pranuar se Vetëvendosje nuk i ka e vetme 80 votat e nevojshme në Kuvend, siç kërkon Kushtetuta, duke bërë të ditur se kishte nisur konsultime me opozitën.Sipas tij, në takimet e para kishte pasur pajtueshmëri për një figurë unifikuese, ndërsa ishte përmendur edhe familja Jashari si simbol i unitetit kombëtar.Megjithatë, Murat Jashari mohoi se kishte ambicie për postin e Presidentit.Tashmë, pas refuzimit të tij, raportohet se Kurti ka propozuar, jo Vjosa Osmanin por Glauk Konjufcën, si kandidat për President të Kosovës.Me skenarin e njejtë nëse edhe Konjufca do të ketë votat e LDK-së atëherë, vendi mund të kalojë krizën të zgjidhet çështja e presidentit dhe vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje./Gazeta Infokus