Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar partitë opozitare për çështjen e presidentit.
Ndonëse partia e saj i ka fituar 51 për qind të votave në zgjedhjet e fundit, ajo ka pretenduar se partitë opozitare po e bllokojnë zgjedhjen e presidenti të ri.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se opozita po e bllokon këtë cështje për të dëmtuar Albin Kurtin.
“Për 1 vit e mbajtën peng Kuvendin, por pas krejt manipulimeve, populli ia dha VETËVENDOSJE!-s 51.1% edhe i tha qeverisë vet. Mirëpo ky 51% i dha fuqinë me zgjedh Kryeministrin, por jo edhe Presidentin. Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së. Meqenëse nuk arritën ta bllokojnë si Kryeministër, po dojnë me përdor Presidentin si mjet për me blloku prapë punën e tij si Kryeministër. Pse kjo bllokadë? Populli foli në dhjetor, tash çka po pritni se ndryshon edhe me një palë zgjedhje shtesë pas dy muajve? Ky është destruktivitet që nuk i ndihmon asnjë partie, e më së paku Kosovës!”, ka shkruar ajo.