Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se duhet konsensus për çështjen e presidentit.
Ai ka thënë se nuk i është propozuar asnjë emër dhe se nuk kanë qendrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmani.
“Le ta provojnë garën, por ldk i sugjeron konsesusi para garës. S’kemi thënë asnjëherë se kemi apo s’kemi votë për Vjosa Osmanin. Natyrisht se jam takuar. Nëse s’kemi pas marrëveshje politike smund të ketë kandidat. Kandidati për president duhet me konsensus. Unë do të prisja që ne të diskutonim për emra, po s’kishte emra. Imponimet s’janë zgjidhje adekuate për LDK -në.
Nënshkrime ldk ja neve sna ka ardh askus me na kërku nënshkrime. Neve sna është propozuar asnjë emër. S’kemi qendrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Ne kemi komunikime të rrgeullta institucionale. S’kemi pasur refuzim, por s’eshte prezent një emer i tillë”, tha Abdixhiku.