‘ISHA DHE JAM SHQIPTARE’- YLLI I MUZIKËS ITALIANE RRËFEHET PËR ORIGJINËN SHQIPTARE: KAM JETUAR SI E HUAJ NË ITALI..

Artistja e njohur ndërkombëtarisht, Anna Oxa, ka prekur publikun me një rrëfim të sinqertë në emisionin Domenica In në Rai 1, ku foli për jetën, zgjedhjet personale dhe mbi të gjitha – për identitetin e saj shqiptar.

E larguar nga zhurma e qytetit, Oxa tregoi se sot jeton mes maleve dhe natyrës, një zgjedhje që për të nuk është aspak “drastike”, por një rikthim tek thelbi.

“Të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua. Natyra ka diçka të veçantë… nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën. Natyra e di.”

Por momenti më i fortë i intervistës ishte kur ajo foli për rrënjët e saj:

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari. Nëna dhe babai im janë shqiptarë. Isha dhe jam shqiptare… dhe kjo është e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte ajo e një të huaje në Itali.”

Një deklaratë e fuqishme nga një artiste që për dekada ka qenë ikonë e muzikës italiane. Një kujtesë se identiteti nuk harrohet, pavarësisht suksesit apo famës.