Çka ndodhi mbrëmë pas finales mes Benitës dhe Klodit?

Pas përfundimit të finales, kur të gjithë menduan se çdo gjë mbyllet me shpalljen e fituesit, një tjetër detaj i ka vjedhur gjithë vëmendjen rrjetit!

Protagonistët? Pikërisht dyshja e përfolur, Klodi dhe Benita!

Ndërkohë që dritat e studios kryesore po fikeshin, një video e kapur nga fansat e pranishëm në sallë ka nisur të bëjë xhiron e TikTok-ut me shpejtësi marramendëse. Pamjet tregojnë një takim mjaft emocionues mes dy ish-banorëve.

Sapo janë takuar në skenë, Klodi dhe Benita janë parë duke u përqafuar shumë ngrohtësisht me njëri-tjetrin.

Pavarësisht ndjenjave të forta të shprehura nga Benita brenda lojës dhe pozicionit shpesh të Klodit, ky veprim tregon se raporti i tyre i mirë vazhdon. Megjithatë, mbetet të shihet se si do të vijojë marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë. A do të mbeten thjesht shokë të afërt si në BBVK? Kjo mbetet për t’u parë.