Një detaj i vogël në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje të mëdha për raportin mes dy opinionisteve të Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.
Së fundmi është vënë re se Leonora Jakupi nuk e ndjek në Instagram Olta Gixharin, ndërkohë që kjo e fundit vazhdon ta ndjekë Leonorën. Ky veprim ka nxitur aludime për një krisje të mundshme mes dyshes, të cilat për javë me radhë kanë ndarë panelin e opinionisteve në spektakël.
Ndonëse asnjëra prej tyre nuk ka reaguar publikisht për ndonjë mosmarrëveshje, ndjekësit në rrjet kanë nisur menjëherë me spekulimet: A ka pasur ndonjë debat prapa skenave? Apo bëhet fjalë thjesht për një vendim personal pa asnjë prapavijë?
Në botën e showbizit, shpeshherë “unfollow” shihet si sinjal i ftohjes së raporteve, sidomos kur bëhet fjalë për figura publike që ndajnë të njëjtin ekran.
Mbetet të shihet nëse ky është thjesht një detaj i parëndësishëm apo paralajmërim i një distance mes dy opinionisteve të njohura.