Milan ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës. Si synim, kuqezinjtë kanë të përforcojmë repartin ofensiv, duke sjellë në ekip një mesfushor me tipare sulmuese.
Kështu, 17-vjeçari serb Vasilije Kostov është kthyer në të preferuarin e Igli Tares dhe klubit italian. Aktualisht, Kostov luan në Serbi me Crvena zvezda, ndërsa Tare ka nisur kontaktet e para për ta transferuar në Milano dhe për ta veshur kuqezi.
Megjithatë, s’do të jetë e lehtë pasi në garë janë edhe Inter me Juventusin. Këtë sezon, Kostov ka “shpërthyer”, duke shënuar 11 gola e asistuar në 6 të tjerë, në 32 ndeshje.