ZIHEN PËRE CIGARET, Marko godet Shëndritin: Këto janë të miat! (Video)

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po shpërbëhet dita-ditës, me tensione që arrijnë kulmin pak para Zarfit të Zi, i cili paralajmëroi mundësinë e anulimit të televotimit.

Këtë herë, protagonisti i konfliktit janë Marko dhe Shëndriti, të cilët u përfshinë në një incident për cigaret. Gjatë numërimit të tyre, banorët vunë re se disa cigare mungonin – duket se Shëndriti i kishte marrë. Çështja, që filloi si një debat i thjeshtë, u përshkallëzua shpejt.

 

Në një moment, Shëndriti i nxori cigaret Markos duke thënë “Ja cigaret, ja”, por i shtrëngoi aq fort sa t’i thyejë qëllimisht. Ky veprim e acaroi Markon maksimalisht.

Banori iu afrua shpejt dhe me tone të ashpra iu drejtua Shëndritit: “Këto janë cigaret e mia, janë të miat.” Konflikti u intensifikua kur Marko e goditi me pëllëmbë në dorën e Shëndritit, duke shkelur rregullat e bashkëjetesës brenda shtëpisë.

Ky incident vjen në një moment të ndjeshëm për produksionin, vetëm pak orë para njoftimit të masave ekstreme me Zarfin e Zi, që do të lexohet këtë të shtunë.

Të gjithë ndjekësit janë vënë në pritje për të parë se si do të reagojë produksioni ndaj këtij sherri fizik dhe tensioneve të shumta që po dominojnë ambientin brenda shtëpisë.

Ndërkohë, dinamika mes banorëve duket se po shpërthen gjithmonë e më shumë, duke lënë të kuptohet se çfarëdo lëvizjeje nga produksioni mund të ndryshojë rrjedhën e lojës. Konfliktet për cigaret duket se janë vetëm një pasqyrë e tensionit më të madh që mbizotëron brenda Big Brother VIP.