Dje ishte në Kosovë, sot Edi Rama e shkarkoj nga pozita e ministres

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndërmarrë sot një ristrukturim të thellë qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, duke shkarkuar dhe emëruar njëkohësisht shtatë ministra në poste kyçe të kabinetit.

Ndryshimet e shpallura vijnë pas pakënaqësive të brendshme për performancën e disa ministrive dhe për çështje të etikës institucionale, që sipas burimeve brenda mazhorancës, kanë shkaktuar irritim të fortë tek kreu i qeverisë.

Balluku largohet, Koçiu ngjitet në krye
Një nga vendimet më të forta të marrë sot ishte shkarkimi i Belinda Balluku nga posti i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës.

Në vend të saj, kryeministri Rama ka emëruar Albana Koçiu si Zëvendëskryeministre të re të vendit, ndërsa drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës do ta marrë Enea Karakaçi.

Lista e plotë e emërimeve të reja
Sipas vendimit të shpallur në mbledhjen e sotme:

Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre

Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Punëve të Jashtme

Enea Karakaçi do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës

Erjona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë

Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes

Shkarkohet edhe Spiropali, pas udhëtimit privat në Kosovë
Burime politike bëjnë të ditur se në këtë valë shkarkimesh është përfshirë edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila është larguar nga detyra për dy arsye kryesore:

Mos përmbushja e një detyre konkrete qeveritare, e cila sipas burimeve ka qenë e lidhur me koordinimin institucional në një projekt të rëndësishëm politik dhe administrativ.

Udhëtimi i saj i djeshëm në Kosovë për arsye private, i cili mësohet se ishte i lidhur me interesa personale të kryeministrit Rama dhe jo me ndonjë axhendë zyrtare shtetërore apo institucionale.

Ky veprim është parë brenda mazhorancës si shkelje e disiplinës qeveritare dhe si tejkalim i kompetencave institucionale, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeministrit.

Mesazh i fortë politik nga Rama
Me këtë ristrukturim, Edi Rama ka dërguar një sinjal të qartë për kabinetin e tij se:

“Nuk do të tolerohen më dështimet në përmbushjen e detyrave dhe përdorimi i posteve publike për interesa personale.”

Analistët politikë e shohin këtë lëvizje si përpjekje të Ramës për të rifreskuar qeverinë përballë presioneve të brendshme politike, kritikave publike dhe sfidave që e presin vendin në muajt e ardhshëm.

Ndryshimet pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim përmes dekreteve presidenciale dhe votimit në Kuvend, ndërsa opozita ende nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këtë riorganizim të fortë të kabinetit qeveritar