Një moment i papritur ka bërë xhiron e rrjetit, ku Marko shihet duke i mbyllur derën në momentin që po hynte Stenaldo,
duke bërë që ky i fundit të përplasej. Edhe pse mund të ketë qenë një veprim në formë shakaje, në publik këto pamje nuk janë pritur aspak mirë.
Në video duket qartë se Stenaldo reagon me kujdes, duke vendosur duart përpara për të shmangur një dëmtim më të madh. Megjithatë, ndjekësit kanë shpërthyer me komente, duke e konsideruar gjestin si të tepruar.
Në rrjet po qarkullon edhe një tjetër koment i fortë: “Po të rrish me Mirin, si Miri do bëhesh negativ”, duke lënë të kuptohet se ndikimi i shoqërisë brenda shtëpisë po reflektohet edhe në sjellje.
A ishte thjesht një shaka mes banorësh apo një veprim që kalon kufirin? ?