Një moment i papritur ka trazuar shtëpinë e Big Brother Albania , ku këtë herë në qendër të vëmendjes janë Marko dhe Shëndriti.Sipas pamjeve që po qarkullojnë, Marko ka goditur Shëndritin gjatë një debati të ashpër që, siç thuhet, nisi për një cigare. Situata ka degraduar brenda pak sekondash, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Ky incident ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekësit që kërkojnë masa nga produksioni dhe sqarime mbi atë që ndodhi realisht.
A do të ketë ndëshkim?A do të ndikojë kjo ngjarje në vazhdimin e lojës?