Familja e Mirit ka reaguar publikisht lidhur me mënyrën se si po trajtohet ai gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjete sociale, familjarët shprehen se ndihen të detyruar të flasin për shkak të, sipas tyre, akuzave të rënda dhe etiketimeve denigruese që janë bërë ndaj Mirit, si në studio ashtu edhe në media dhe rrjete sociale.
Ata theksojnë se Mirit është rritur me edukatë dhe vlera, duke hyrë në format me qëllime të mira dhe me dëshirën për të qenë vetvetja. Sipas familjes, disa prej reagimeve të tij janë keqinterpretuar ose transmetuar jashtë kontekstit, ndërsa ironia e përdorur prej tij është parë si mënyrë për të përballuar presionin e lojës.
Në deklaratë kërkohet që situata të trajtohet me më shumë balancë dhe profesionalizëm nga produksioni dhe drejtuesit e spektaklit, duke përfshirë edhe Top Channel. Ata theksojnë rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit të tij.
Në fund, familja falënderon mbështetësit dhe publikun për përkrahjen, duke nënshkruar reagimin si “Familja Shahini”.
Reagimi vjen pas diskutimeve të shumta lidhur me raportin e Mirit me Selin dhe komenteve të bëra në studio nga opinionistë dhe moderatorë.