Fasulet janë burimi i një prej tetë ushqimeve të rëndësishme të cilat njeriu nuk i merr mjaftueshëm në dietën e tij. Ato janë konsideruar si ushqim i shëndetshëm sepse për shkak të proteinave të tyre.
Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A,B,C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, hekur, kalcium dhe fosfor. Ato janë të përbëra në masë 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbëra në masën 90 % nga uji.