E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Lorna Hysi. Ish-banorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka vendosur disa pika mbi ‘i’ në lidhje me disa çështje që ende diskutohen sot.
Si e shikon Lorna zgjedhjen e Kristit që fitues të këtij edicioni shikon Stenaldon?
Për mendimin tim është e parashikueshme që Kristi ta thotë atë gjë sepse ai patjetër që e ka parë veten e tij si fitues dhe deri në momëntin që nuk e pa më kam përshtypjen dhe doli. Nuk e di, këtë e di Kristi, por për faktin se ai nuk donte që t’i fliste asnjërit prej lojtarëve aty dhe zgjodhi pikërisht Stenaldon sepse atë e kanë zgjedhur edhe personazhe shumë të famshëm dhe me influencë në publikun shqiptar.
Dhe kjo gjë nuk është e rastësishme, çuditërisht. Stenaldo nuk është se ka patur një marrëdhënie të konsoliduar me mua apo me Kristin. Për mua është një zgjedhje politikisht korrekte por nga ana tjetër edhe unë tani që Kristi ka dalë do të zgjidhja fitues Stenaldon sepse asnjë nga lojtarët aty për mendimin tim nuk e meriton që të jetë fitues.
Pse Stenaldo? Sepse ka diçka më tepër sesa ne për faktin sepse është i verbër është shumë inteligjent. Unë e kam thënë që e vlerësoj shumë Stenaldon për inteligjencën që ai ka, mund të jetë ndër personat më inteligjent në atë shtëpi dhe ai është i jashtëzakonshëm sepse nuk e ka lënë kurrë veten që të viktimizohet dhe për më tepër ai jua dogji kartën e viktimizimit të gjithë lojtarëve të tjerë.