Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”.

Gjatë një loje me pyetje provokuese, u lexua pohimi: “Kam bërë marrëdhënie seksuale me një ish-banore që ka qenë në Big Brother Vip Albania”.

Pa hezituar, Albano ngriti menjëherë tabelën me mbishkrimin “E KAM BËRË”, duke konfirmuar kështu deklaratën para panelit.

Pavarësisht insistimit dhe kuriozitetit të madh në studio pas këtij pranimi, aktori zgjodhi të mos zbulojë asnjë emër të përveçëm të vajzës në fjalë.

Situata u shoqërua me të qeshura dhe ironi, ndërsa Albano u shpreh me humor duke thënë: “5 herë”.

Edhe pas ngacmimeve të mëtejshme nga të pranishmit, të cilët e pyetën me shaka nëse e kishte bërë “5 herë me një, apo me 5 të ndryshme”, ai sërish evitoi dhënien e detajeve, duke e lënë identitetin e saj në hije përpara se formati të kalonte te pyetjet e radhës