Suzana, një vajzë serbe, sot jeton në Kosovë. Në moshën 19-vjeçare vizitoi për herë të parë vendin dhe më pas vendosi të ndërtojë jetën e saj aty.
Ajo nisi një lidhje me një shqiptar nga Ferizaj, të cilin e kishte njohur më herët në Kroaci. Më vonë vendosi të vazhdojë studimet në Universiteti i Prishtinës, në programin e Ballkanistikës pranë Fakultetit të Filologjisë.
Sot ajo flet hapur për jetën e saj në Kosovë dhe për raportin me familjen e bashkëshortit, duke theksuar respektin dhe dashurinë që ka gjetur aty.
Historia e saj është një shembull se marrëdhëniet njerëzore mund të jenë më të forta se kufijtë dhe tensionet politike.