“S’më interesonte nëse ishte gjallë ose vdekur”/ Rogerti në lot, flet për vllain e tij: U prishëm për para dhe prona

“Që me sëmundjen e babit, as nuk doja të dija gjë për të, as që është gjallë ose vdekur”

Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP 5” kanë hapur zemrën me njëri-tjetrin dhe me publikun, duke treguar historitë më të vështira të jetës së tyre.

 

Kur i erdhi radha, Rogerti tregoi mes lotësh raportin me vëllain e tij, Xhulion. Banori u shpreh se nuk fliste me të prej 4 vitesh dhe këtkoi që t’a takonte gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Rogerti tregoi se krisja e marrëdhënies me vëllanë e tij erdhi si pasojë e parave dhe pronave, por akulli u shkri pas një sëmundjeje të babait të tyre që i bëri bashkë.

Rrëfimi i Rogertit:

 

Ka që në 2021-shin që unë nuk kam hyrje-dalje me vëllain edhe ka qenë një moment shumë i dobët për mua. Unë nuk e kam kuptuar deri në momentin që kam hyrë këtu, që më mungon jashtë mase. Në fakt ishte një sëmundje e babait tim. Ai kishte një gjëndër në veshkë dhe bëri një operacion dhe aty mendova se ishte momenti që të thyeja akullin me vëllain tim. Ka që në 2021 që jam prishur me të, punë parash dhe punë tokash që më erdhi inat boll dhe më pas dolën gjëra të tjera. Bullizimi që unë i kam bërë kur kemi qenë të vegjël. Dolën të gjitha arsyet që unë thashë: ‘Këtij nuk do i flas më’.

Që me sëmundjen e babit, as nuk doja të dija gjë për të, as që është gjallë ose vdekur. Paskan qenë disa gjëra në jetë që të afrojnë më shumë. Kur babi u sëmurë, më tha që të flas me vëllain. Ishte këtë dhjetor që u mblodhëm për herë të parë në 4 vite e gjysmë. Unë i dhashë dorën, nuk i fola shumë. Pashë mbesën time, që në fakt nuk e kisha parë qëkur ka lindur.

Këto janë momente në fakt, që me hyrjen e djalit dhe nuses time më shtuan mallin dhe them: ‘Po sikur të ishte vëllai im si surprizë, çfarë do të kisha bërë?’. I them Xhulios, sa të jem në këtë jetë, unë gjithmonë do luftoj për të.

Do Zoti më dëgjon dhe kërkon që të më takojë. Sado gabime të kem bërë gjatë gjithë jetës time, i them që më mungon shumë. Kisha blerë shumë bluza të Arsenalit dhe gjëra të Arsenalit, vetëm që ta kujtoja çdo ditë. Se është një fans i çmendur i Arsenalit, unë jam me Chelsea-n. Kemi pasur konkurrencë gjithmonë në futboll. Por më vjen inat që nuk i shkova në një moment që as nuk doja t’ia dija dhe e shprehja nëpër fis që nuk më interesonte a ishte gjallë a vdekur.

Babi na bëri bashkë dhe e përqafoj Xhulion. Do Zoti, nëse është e shkruar që unë të jem deri vonë këtu, bëjini një telefonatë Enxhit që të flasë me produksionin që të vijë të më takojë kurdo ë ta shohë të arsyeshme. Nuk dua të vijë vetëm, të vijë dhe me mbesën. Familja është ajo që më ka mbajtur mua. Po të mos ishte për familjen, nuk e di a do isha gjallë ose këtu. Ju përqafoj.