E PAPRITUR! Dolce zbulon prapaskenat e BBVK: “Ishte luftë për mbijetesë me veten time!” – Çfarë e detyroi banoren të shpërthente pas eliminimit?

Mbrëmja e gjysmëfinales së Big Brother VIP Kosova ishte një natë plot emocione, kthesa të papritura dhe padyshim, lamtumira të vështira.

Për shumë kënd, kjo fazë shënoi fundin e një rrugëtimi intensiv, e tillë ishte edhe për banoren e njohur, Dolce, e cila nuk arriti të prekte finalen e madhe.

 

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Dolce ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet e saj sociale, duke reflektuar mbi eksperiencën që i ndryshoi jetën.

 

Ajo e përshkroi rrugëtimin e saj jo thjesht si një lojë, por si një betejë me veten.

“Ky rrugëtim nuk ishte thjesht një lojë, por një sfidë me veten. Brenda atyre mureve qesha, qava, luftova dhe u rrita. Hyra në atë shtëpi si një grua me ëndrra dhe dola si një grua me vizion. Në atë shtëpi nuk fola gjithmonë me zë… por me prani. Nuk reagova gjithmonë… por vëzhgova. Çdo lëvizje ishte e menduar, çdo heshtje kishte peshë. ‘Nuk isha perfekte por isha e vërtetë!”, ka shkruar ajo.

Më tej, Dolce ka shprehur mirënjohjen e saj për mundësinë që t’i tregojë publikut se “forca e vërtetë nuk bën zhurmë — ajo lë gjurmë.”

Duke përmendur eksperiencat e saj televizive, ajo theksoi se ky kapitull do të mbetet i paharrueshëm në jetën e saj.

 

Edhe pse rrugëtimi i saj brenda shtëpisë u ndërpre në prag të finales, Dolce duket se ka fituar diçka shumë më të madhe: dashurinë e publikut dhe një vizion të ri për të ardhmen.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë hapat e radhës për bukuroshen pas kësaj eksperience unike. /Prive By Liberta Spahiu