Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha shpërtheu me akuza ndaj produksionit, duke kërkuar rinumërim votash dhe duke paralajmëruar publikimin e videove të forta kundër tyre.
Por duket se situata ka ndryshuar!
Labi dhe moderatori Alaudin Hamiti tashmë kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një veprim që po shihet si shenjë pajtimi mes tyre.
Madje, Labi ka fshirë të gjitha postimet kundër produksionit dhe Alaudinit, duke lënë në profil vetëm disa foto të vjetra nga shtëpia.
A është kjo fundi i përplasjes?
Mbetet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera!